Milani në “ethet” e titullit, 60 000 bileta të shitura deri tani për Bolonjën!

Është si një ndeshje normale e Serisë A, veçse për kuqezinjtë e trajnerit Stefano Pioli tashmë nuk ka më përballje të tilla. Të gjithapër Milanin  janë finale që duhen fituar për të arritur deri tek titulli dhe tifozët e kuptojnë mirë këtë. Ata kanë rendur për të blerë bileta dhe deri tani kanë marrë 60 000 të tilla nga një kapacitet i plotë prej 75 000 vendesh që ka stadiumi “San Siro”. Në Itali janë hequr të gjitha kufizimet për koronavirusin dhe në aktivitete sportive apo kulturore mund të ketë 100 për qind të kapacitetit. Me gjasë, deri të hënën mund të shiten që të gjitha biletat.

Sfidanti.al