Konte shpallet trajneri i vitit 2021 në Itali pas titullit me Interin

Në karrierë ka fituar shumë çmime të tilla individuale, më shumë sesa kushdo tjetër në vendin e tij. Antonio Konte u shpall stoli i vitit në Itali për shkak të fitores së titullit me Interin në Serinë A. Në vend të dytë doli Dionizi i Sasuolos, për ngjitjen me Empolin në Serinë A vitin e kaluar, ndërsa në vend të tretë doli Kristiano Lukareli i Ternanës. Për Konten është çmimi i katërt “Stoli i Artë”, të cilëve u duhet shtuar edhe një “Stol i Argjendtë” si dhe një çmim special për fitoren e titullit në Premier Ligë me Çelsin në 2017.

Sfidanti.al