Cila është alternativa e Bajerni për Gnabrinë? Nkunku i Lajpcigut!

Çmimi i kartonit jepet tepër i lartë për francezin e ri të sulmit. Klubi i tij kërkon 70 milionë euro dhe besohet se Mançester Junajtidi është pretendent, ashtu si edhe Paris SG (që e ka në listë). Gjithsesi, edhe Bajerni nuk do të heqë dorë, pra ndryshe nga çfarë u tha më parë. Bavarezët mund të hyjnë në garë në varësi të situatës me Serg Gnabrinë, kontrata e të cilit përfundon në 2023. Nëse do të arrihet akord mes palëve, atëherë në “Zebener Shtrase” nuk do të kenë nevojë për Nkunkun, por nëse Gnabri do të largohet në verë, atëherë Bajerni do të duhet të marrë një tjetër lojtar ofensiv.

Sfidanti.al