Milani arrin një fitore prestigji në fushën e Juves dhe siguron Championsin!

Njeriu që e dërgoi topin në rrjetë ishte po aq që ka mbajtur barrën më të rëndë të sulmit kuqezi këtë sezon. Francezi veteran Olivie Zhiru nuk mungoi në një ndeshje tjetër të rëndësishme, duke shënuar golin në stadiumin e Juventusit e duke i dhënë Milanit sigurinë e kualifikimit për në Champions sezonin e ardhshëm. Pas goditjes së rëndë në derbin me Interin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, trajneri Stefano Pioli paralajmëroi se duhej arritur zona Champions dhe kjo ndodhi. U arrit me autoritet në Torino, duke luajtur ndoshta edhe më mirë se Juventusi i Maks Alegrit, me 56 për qind mbajtje topi, me gjuajtje thuajse aty-aty dhe me më shumë goditje nga këndi. Zhiru shënoi në 40’, dhe kampionët e sezonit të kaluar të Italisë u mbajtën mirë deri në fund. Milani ka vendin e katërt me 67 pikë, dy më pak sesa Interi, por 6 më shumë sesa Atalanta që i ndjek nga vendi i pestë.

Sfidanti.al