Do të ishte e padrejtë të bëhej një klasifikim pas çdo ndeshjeje. Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo do t’i bëjnë në fund të sezonit llogaritë e duelit të madh mes tyre, që tashmë po zhvillohet në distancë. Gjithsesi, ishte argjentinasi më larg në sfidën e parë të sezonit, në kampionat.
Leo shënoi dy gola, Ronaldo asnjë, të dy nuk dhanë dot asiste këtë herë, Mesi bëri 6 driblime dhe CR7-ta asnjë, argjentinasi pati 111 prekje të topit, portugezi 57, të dy gjuajtën nga 8 herë dhe gjetën kuadratin nga 4 herë. Mesi krijoi 5 raste për gol, Ronaldo vetëm 2, pasimet e numrit 10 katalanas ishin 90 me saktësi 81 për qind, ata të numrit 7 juventin ishin 30 me saktësi 90 për qind.
Sfidanti.al