Trajneri i ri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç, njihet për mënyrën e tij të punës, ku disiplina ka prioritetin nr.1, sepse, sipas tij, ajo është garante e suksesit. Media gjermane shkruan se trajneri kroat u ka përcaktuar lojtarëve të ekipit bavarez një kod specifik sjelljeje dhe, sikurse shkruan gazeta “Bild”, midis të tjerave, ai u ka ndaluar atyre që të përdorin celefonat celularë, kur ndodhen në mjediset e klubit. Nuk dihet sesa është gjoba, nëse shkelet ky regull, por telefonat celularë tani nuk do të lejohen që të përdoren në restorantin e klubit, në mjediset, ku futbollistët rrinë bashkë, dhe në sallat e masazhit.
“Nuk kam kundërshtim që telefonat celularë të përdoren në dhomën e zhveshjes, por përdorimi i tyre është i ndaluar në të gjithë mjediset e tjerë. Nëse ne hajmë të gjithë bashkë, atëherë, hajde ta bëjmë normalisht këtë punë dhe jo të shohim celularët. Gjatë masazhit, çdokushi duhet të jetë i relaksuar dhe jo t’i përkushtohet telefonit”, tha trajneri i Bajernit, Niko Kovaç.
Sfidanti.al