Mesi rinis shkëlqimin dhe Paris SG ka 13 pikë epërsi në krye

Një formë të tillë e kishim harruar që kur ishte tek Barcelona, ndërsa me PSG-në ia kishte dalë herë pas here në Champions. Lionel Mesi, duket se ka lënë pas pasojat e Kovidit dhe të përshtatjes në Francë, dhe në sfidën e Paris SG në fushën e Lilës kampione ishte ai që ka qenë dikur. Ai shënoi gol, shërbeu asist dhe mori notën tepër të lartë 9.7. Asnjë nga shokët e skuadrës, as Kilian Mbapeja, nuk ishte në këtë nivel, edhe pse shënoi gol, ndërsa PSG u shkëput 13 pikë nga ndjekësit pas suksesit 5-1. Mesi ka 12 kontribute për gol tek PSG në 13 ndeshjet e fundit. Po ashtu, argjentinasi ka shënuar gol në çdo vit kalendarik që nga 2005-sa. Në total, Mesi ka 758 gola në karrierë (671 Barcelona, 80 Argjentina, 7 PSG), 757 ka Mesi, 801 Ronaldo.

Sfidanti.al