Lojtarët e tij nuk e besojnë, dhe mund të mendohet që trajneri katalanas nuk do ta bëjë. Edhe pse, Pep Guardiola iku nga Bajerni i Mynihut duke pranuar dështimin në Champions për 3 sezone me radhë (2014-2016), sërish pritet që tek Mançester Siti të jetë ndryshe. Sipas mediave angleze, lojtarët e tij në “Etihad” janë të bindur se trajneri i tyre do të rinovojë kontratën me klubin, akord që përfundon në verën e vitit 2023. “Pasi ka fituar 10 trofe në 6 vjet, nuk besojmë se do të largohet”, – thonë ata. Guardiola është bërë një teknik tepër i suksesshëm në Angli, ndërsa Championsin pothuaj e fitoi vjet, veçse u mund në finale nga Çelsi me shifrat 1-0. Më herët, Pepi e kishte fituar Ligën e Kampionëve në 2009 e 2011 me Barcelonën, ndërsa ia doli edhe si lojtar në 1992.
Sfidanti.al