Vlahoviç modest pas golit në debutim: Falenderoj shokët!

Sulmuesi serb krijoi entuziazëm tek tifozët e Juventusi pas ndeshjes së parë si bardhezi, sepse pritshmëria ndaj tij është e jashtëzakonshme, aq më tepër që mban fanelën me numrin 7 të Kristiano Ronaldos. Trajneri Alegri duhet të jetë i lumtur për Dushan Vlahoviçin, për Zakarinë, por edhe për Dibalën e Moratën që ishin shumë lart. Juventusi është tashmë plotësisht në garë për zonën Champions, ndërsa Vlahoviç u tregua modest pas fitores 2-0 ndaj Veronës. “Ishte shumë e rëndësishme të fitonim këtë ndeshje, – tha Vlahoviç, – një sfidë e vështirë sidomos pas ndërprerjes së kampionatit, por ia dolëm mbanë. Shokët më kanë ndihmuar që të përshtatem shpejt me ekipin, dhe kjo më lejoi të luaja mirë e të shënoja, por më e rëndësishme është që fituam”.

Sfidanti.al