A thua se nuk i mjaftonin hallet trajnerit Ralf Rangnik, me një ekip që po cilësohet në buzë të greminës, dhe që mund të mbetet pa asnjë trofe këtë sezon. Mançester Junajtidi po kalon një moment të vështirë, me lojtarë të pakënaqur si Pogba, Ronaldo, Kavani apo Bruno Fernandes, me rezultate aspak të mira në fushë (së fundmi, eleminimi nga Kupa e Anglisë), si dhe me Mejzën Grinvudin që është në gjyq i akuzuar për dhunë dhe kërcënim me vdekje. Pikërisht, sulmuesi 20-vjeçar është bërë sërish arsye për krisje në skuadër, një “mollë sherri”, sepse disa lojtarë i kanë prerë raportet me të në rrjetet sociale (nuk e ndjekin më), ndërsa disa të tjerë nuk duan të bëjnë kështu. Ronaldo, Kavani dhe Lindelofi kanë vepruar duke “prerë lidhjet”, por lojtarët e tjerë duan të presin derisa të provohet nëse Grinvudi është apo jo fajtor. Sidomos njëri lojtar ka folur me shumë nerva duke thënë se duhet pritur.
Sfidanti.al