Mesi i vërtetë është rikthyer, PSG t’ia dijë për nder … Argjentinës!

Superylli i futbollit botëror shkëlqeu siç bënte dikur duke shënuar 2 gola, e duke shërbyer një asist në fitoren 5-0 të Paris SG në fushën e Klermonit në ndeshjen e parë të sezonit në Ligën e Parë të Francës. Kampionët u dukën se e patën të lehtë, ndërsa u duk dora e trajnerit Kristof Galtie, me Mesin që ndihmoi Nejmarin, pastaj braziliani ia ktheu respektin argjentinasit për golin e katërt, dhe me golin e pestë me roveshatë në zonë nga Leo, që vulosi rezultatin final. Hakimi shënoi golin e dytë, Markinjos ishte gjithashtu autor, ndërsa Nejmar shërbeu dy asiste. Sezonin  e kaluar Mesi ishte shumë dobët me golat, ndonëse mjaft mirë me asistët, por këtë edicion mund të jetë shumë mirë në të dy elementët.

Sfidanti.al