Lionel Mesi ka, në Barcelonë, një restorant spektakolar, për të cilin ka investuar 2,5 milionë euro, ndërkohë që atë e menaxhojnë vëllai i tij, Rodrigo, dhe motra, Maria Sol.
Restoranti, në fakt, është i veçantë dhe ofron gjëra mjaft interesante e origjinale. Në hyrje të restorantit ndodhet një kioskë që shet gazeta, kurse, më pas, pasojnë një shatërvan i shkëlqyer, një kopsht, një bar dhe, vetkuptohet, një numër i madh ekranesh televizivë, ku mund të ndiqen të gjjitha ndeshjet e Barcelonës. Në restorant, ndodhet edhe një galeri, ku qëndronin të varura bluzat e Lionel Mesit, Luis Suarezit dhe Nejmarit. Themi “qëndronin të varura”, sepse, tani, atje, mungon bluza e Nejmarit që është hequr, qëkur ky i fundit kaloi te PSZH-ja.
Sfidanti.al