Ciro Blazheviç për shkarkimin e trajnerit të Serbisë, Muslin

Miroslav “Ciro” Blazhevic, një nga trajnerët më të mirë në hapësirat ish-jugosllave, njeriu, me të cilin Kroacia zuri vendin e 3-të në kampionatin botëror të vitit 1998, bëri një koment mjaft interesant për shkarkimin e trajnerit Slavoljub Muslin që e kualifikoi Serbinë, mbas kaq kohësh, në Botërorin e Rusisë. Por, pavarësisht nga kjo arritje, federata serbe e futbollit, më saktë, presidenti i saj, Slavisha Kokeza, e prishi kontratën me Muslinin, duke i habitur të gjithë.
U tha se ai u shkarkua, pasi krerët e federatës, me në krye Kokezën, nuk pajtoheshin me taktikën mbrojtësë që Muslini aplikonte në përfaqësuesen serbe, ndërsa kundërshtone që të thërriste në ekip dy futbollistë, sipas federatës serbe, të talenuar, Sergej Milinkoviç-Saviç të Lacios dhe Andrija Zhivkoviç të Benfikës. Shkarkimin e Muslinit e komentoi në mënyrën e tij origjinale Ciro Blazheviç:

“Po të më kishte ardhur mua me ide të tilla ai, Slavisha (Kokeza), unë do ta kisha çuar atë direkt te psikiatri. Ju, serbët, dini të bëni budallallëqe të mëdha, por kjo e fundit i kalon të gjitha!”, i tha Ciro gazetës serbe “Kurir”.

Sfidanti.al