Mesi, goli numër 700, kontrata e re dhe festimi si personazh fëmijësh!

Nuk mbarojnë lajmet rreth e qark Barcelonës, dhe mediat katalanase duket se duan të largojnë vëmendjen nga loja e dobët e skuadrës së tyre, e të krijojnë një atmosferë sa më pozitive. “El Mundo Deportivo” shkruajti se Lionel Mesi do të ndjekë taktikën e tij të preferuar, pra të vonojë deri në fund rinovimin e kontratës (si presion për presidentin Bartomeu, i cili besohet se nuk i pëlqen), por do të hedhë firmën në kontratë për të vazhduar në “Kamp Nou”. Plani, sipas të përditshmes është që të rinovohet nga viti 2021 deri në 2023, madje me formulën 1+1, në mënyrë që Mesi të ketë në dorë gjithnjë fatin e tij.

Të premten, ndërkaq, kapiteni do të kërkojë golin e 700-të në karrierë, që do të ishte i 630-ti me fanelën “blaugrana”, ndërsa 70 i ka për kombëtaren e Argjentinës. Përballë, në orën 22:00 do të ketë Seviljen, që thuhet se e ka “viktimë” të preferuar. Lajmi i fundit për Mesin ishte që ai festoi në mënyrë të veçantë golin me penallti ndaj Leganjesit (në foto), duke imituar një personazh të lojrave kompjuterike me të cilat argëtohen fëmijët e tij.

Sfidanti.al