Mesi do ta rinovojë kontratën, thotë i sigurt Nejmari!

“Leo do të rinovojë, kjo nuk ka asnjë diskutim”. Këto janë fjalë që çdo tifoz i Barcelonës dëshiron t’i dëgjojë, dhe këto janë thënë nga një njeri që di shumë se çfarë ndodh në skuadër dhe në klubin katalanas. Nejmar u shpreh i bindur se Mesi do ta vazhdojë dhe do ta përfundojë karrierën e tij në “Kamp Nou”, edhe pse ende nuk ka arritur marrëveshje me drejtuesit për ta zgjatur kontratën që përfundon në 2018.

Nejmar nuk mund të gjente një moment më të mirë për ta thënë mendimin e tij lidhur me “telenovelën” e kontratës së Mesit, sepse pas një suksesi të tillë gjithçka mund të ndodhë. Barcelona është tani në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, në vend të parë në kampionatin spanjoll dhe në finalen e Kupës së Mbretit. i sigurt është vetëm largimi i trajnerit Luis Enrike që do ta mbyllë me katalanasit në verë.

Sfidanti.al