U kthye pas një pushimi të merituar dhe e la shenjën. Lionel Mesi u cilësua nga analistët dhe tifozët se është ende në formën që e ndihmoi për të fituar Kupën e Botës, ndërsa arriti një “gur të vërtetë kilometrik” në karrierë nëse mund të shprehemi kështu. Pasi kombinoi në aksionin që solli golin e parë të Paris SG ndaj Anzherit në Ligën e Parë të Francës, shënuar nga Ekitike, superylli argjentinas realizoi vetë në fitoren 2-0. U desh që të priste vendimin e VAR-it e të arbitrit, por përfundimisht rrjeta ishte e rregullt, dhe Mesi realizoi diçka aspak të vogël.
Ai u barazua me Kristiano Ronaldon për numrin e golave të shënuar për ekipet e klubeve, duke qenë që të dy me nga 696. Një sukses i madh sepse Leo është gati 1 vit e gjysmë më i vogël sesa CR7-ta, dhe sepse portugezi është një sulmues i jashtëzakonshëm, duke qenë tipik në këtë rol. Edhe pse pati një krizë të vërtetë pas kalimit tek Paris SG nga Barcelona, këtë sezon, kampioni i botës ka shpërthyer në Francë e në Champions. Gjithsesi, Ronaldo mbetet shënues më i mirë sesa Mesi duke përfshirë në llogari edhe golat me kombëtaret. Kristiano ka 118 gola për Portugalinë, duke qenë më i miri në histori në këtë renditje. Nuk dihet nëse 35-vjeçari do ta arrijë dot, ndërsa me fanelën e Argjentinës ka shënuar 98 herë, 20 më pak sesa rivali.
Sfidanti.al