Pozicioni jashtë loje gjysmë automatik “djeg” Barcelonën!

Gjithçka ishte për një milimetër të vetëm, dhe aspak më shumë. Të paktën kështu shkruan mediat spanjolle (e padyshim edhe ato katalanase, ndër to), dhe Barcelonës iu anulua goli i parë në debutimin e përdorimit të pozicionit jashtë loje gjysmë automatik. Ndodhi në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës në Riad të Arabisë Saudite dhe këtë veprim e bëri arbitri Del Serro Grande. Në të vërtetë, pozicioni jashtë loje nuk ishte i Pedrit që shënoi, por i Rafinjës që dha pasimin në minutën e 25-të. Ky ishte ofsajdi i parë gjysmë automatik i dhënë në një garë futbolli të Spanjës.

Sfidanti.al