NBA, si mundet që Donçiç shënon 43 pikë dhe merr notën -9?!

Një vlerësim në pamje të parë i çuditshëm, edhe pse mund të ketë arsye sepse është dhënë nga vetë faqja zyrtare e NBA-së në internet. Luka Donçiç ishte në një nivel të lartë për Dallasin në ndeshjen në fushën e Klipersave, por disfata 101-113 bëri që të mos ia jepnin vlerësimin që meritonte. Superylli slloven shënoi 43 pikë në rreth 43 minuta, duke u lodhur shumë e duke iu afruar tripëll dabëllit me 11 topa në tabela e 7 asistë. Po ashtu pati 2 vjedhje topi, ndërsa e humbi topin vetëm 3 herë e shkaktoi dy gabime personale. Ai pati gabime në gjuajtjet për tri pikë (3-9) si dhe humbi mjaft personale, por gjithsesi vlerësimi me notën -9 ishte i ashpër. Për vendasit, më i miri ishte Kauai Leonard me 33 pikë, 9 topa në tabela, 4 asistë, 4 vjedhje topi e 1 bllokim gjuajtjeje dhe që realizoi 9 nga 12 gjuajtjet nga loja si dhe të 12 personalet. Gjithsesi ai mori notën … 3!

Sfidanti.al