Teksa pritej, që në ditët në vijim të vinte zyrtarizimi si lojtari më i ri i Inter, “bomberi” italian, Xhanluka Skamaka ka ndryshuar destinacionin e “aventurës” së tij të re dhe nuk do të transferohet te “zikaltërit” e Milanos, por tek ata të Atalanatës.
Klubi nga Bergamo bëri një ofertë më të lartë se nënkampionët e Evropës, ofertë që kapte shifrën e 30 milionë euro, të ndara në paketën 25 milionë euro bazë plus 5 milionë të tjera bonus, si dhe ka një klauzolë në kontratës, që i siguron “çekiçëve” të Uest Hem 10% të vlerës, kur lojtari të shitet. Në krahun tjetër, Inter tani duhet të kërkojë një sulmues të ri dhe opsioni i preferuar i “zikaltërve” është Folarin Balogun.
sfidanti.al