Me Realin e Zidanin buzë greminës, Liverpuli “fërkon duart” për Mbapenë!

Drejtori sportiv i Paris SG, Leonardo, tha nja dy ditë më parë se “askush nuk mund t’i paguajë rrogat e Mbapesë dhe Nejmarit”. Me të vërtetë dy yjet janë tepër të shtrenjtë për këdo, madje qoftë edhe për Realin e Madridit apo Mançester Sitin, veçse duket se në “Anfild” ekziston një “fije” shpresë. Kjo shpresë lidhet me faktin se Reali është në pozita shumë të këqija këtë sezon, dhe se trajneri Zinedin Zidan nuk e ka të sigurt vendin e punës. Mbape kishte dëshirë të luante në një Real të nivelit të lartë dhe nën drejtimin e patriotit të tij, disa kushte që mund të mos plotësohen sezonin e ardhshëm.

Reali thuhet se ka gati 200 milionë euro për planin “Mbape”, por ndoshta nuk do të jetë punë parash. Edhe Liverpuli shpreson ta marrë Mbapenë (të paktën kështu thuhet) dhe është i nxitur ngaqë kartoni i tij ka zbritur në 150 milionë euro. Të kuqtë besojnë se do t’i kenë paratë nga marrëveshja me kompaninë Najk (Nike), me të cilën është i lidhur edhe Lebron Xhejms që është një aksioner i vogël në “Anfild”. Vetë PSG thuhet se nuk i ka financat për të mbajtur rrogat e Nejmarit e të Mbapesë, sidomos nëse vjen Mesi sepse do të shkeleshin rregullat e lojës së ndershme financiare.

Sfidanti.al