Më shumë se një yll i rënë i futbollit, David Beckham është tashmë sipërmarrës i vetes së tij, markë dhe garanci suksesi. Tërheqja nga futbolli I luajtur nuk e goditi aspak rritjen e pasursë së ish yllit të Manchester United dhe bashkëshortes së tij Victoria që sipas Celeberity Net Worth, vlejnë 400 milionë Dollarë.
Sipas llogarive të depozituara të enjten në Companies House, në 2019, dividentët totalë të ciftit u rritën me rreth 4 milionë Euro në krahasim me vitin paraardhës. ‘The Guardian’ vë re gjithashtu se cifti ka përfituar 7.8 milionë Euro të tjerë nga pagesa e dividentëve provizorë në 2020. Por kjo nuk është gjithcka.
Të dhënat më të bujshme kanë të bëjnë me të drejtat e imazhit që vetëm në 2019 I siguruan David dhe Victoria Beckham,plot 14.5 milionë Paund ose mbi 16 milionë Euro, dmth 45 mijë Euro në ditë. Përfitimet janë në rritje falë kontratave të sponsorizimit si ato me Adidas, Haig Club Whisky dhe Grupin e hoteleve Sands, të gjitha të administruara nga David Beckham Ventures Limited (DBVL), ku përfshithetr edhe kuota relative me Inter Miami CF që së fundmi është vënë në qendër të polemikave për shkak të emrit shumë të ngjashëm me atë të Interit të Milanos.
Dhe e gjithë kjo ndodh kur janë publikuar humbje të mëdha për shkak të pandemisë coronavirus të markës së modës së luksit të Victoria Beckham që në 2019 kishte regjistruar një rritje të shitjeve me 2.5 milionë Paund.
Sfidanti.al