Me Raspadorin e Simeonen, Osimheni është bërë “objekt për treg”

Napoli është historia e bukur italiane e këtij sezoni, që ka zënë vendin e Atalantës, por duke “gjëmuar” më fortë. Pas fitores 6-1 në Holandë ndaj Ajaksit, skuadra e trajnerit Luçiano Spaleti tregoi se nuk po ndjen as mungesën e mbrojtësit të fortë Kulibali që kaloi tek Çelsi dhe as të sulmuesit të dëmtuar Viktor Osimhen. Në ofensivë për napolitanët po shkëlqejnë Zhovani Simeone dhe italiani Raspadori, ndërsa në ndihmë të tyre është talenti “maradonian” i Kviça Kvaraskelias nga Gjeorgjia. Sipas mediave italiane, Osimhen është kthyer në një “objekt tregu” për presidentin De Laurentis, i cili pretendon të fitojë të paktën 100 milionë euro prej kartonit të tij.

Sfidanti.al