Në Serinë A u bënë 21, ndërsa në total për edicionin janë 3×10, plus edhe 5 asistë. i tillë transformimi i Lautaro Martinezit për Interin, një sulmues që trajneri Simone Inzagi e cilëson “klas botëror”. Me të vërtetë, argjentinasi ka lënë pas një krizë të përkohshme dhe po e mbyll sezonin me nota shumë të larta. Ai realizoi dy herë në fitoren 3-1 në fushën e Kaljarit, që i la zikaltërit ende me shpresë për të mbrojtur titullin në Serinë A. Në 13 ndeshjet e fundit, “Demi” ka shënuar 12 gola duke e shprehur më në fund gjithë potencialin e tij. Siç thonë në Argjentinë, Lautaro meriton respektin sepse ka fituar Serinë A, Kupën e Amerikës së Jugut, Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë, si dhe ka shënuar për kombëtaren më shumë gola se të gjithë që kur bëri debutimin.
Sfidanti.al