Trajnerin e njeh mirë dhe e respekton fort, kjo është e sigurt. Frenki De Jong dhe Erik Ten Hag punuan bashkë tek Ajaksi duke arritur suksese e duke krijuar një skuadër vërtetë të bukur dhe të fortë, por gjithsesi mesfushori mund të mos bashkohet me ish-teknikun. Ten Hagu është tashmë në stolin e Mançester Junajtidit, dhe besohej se “Old Trafordi” duhej të ishte destinacioni i ri i De Jongut nëse largohet nga Barcelona. Katalanasit do të pranonin 65-70 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa mbeten në gjendje të vështirë financiare, por holandezi nuk preferon Junajtidin. Sipas mediave, De Jongu e ka mendjen tek Mançester Siti, një ekip më i fortë dhe që të jep më shumë shpresë për tituj. Për këtë gjë, ai është gati (sipas gazetave) që të falë mbi 7 milionë euro rroga të papaguara në “Kamp Nou”.
Sfidanti.al