Me 12 gola në 3 ndeshje, Barcelona mendon edhe për titullin

Mediat katalanase nuk është se e theksojnë shumë këtë gjë, ndërsa skuadra e tyre ende është në luftë për të siguruar zonën Champions. Gjithsesi, presidenti Laporta dhe trajneri Ksavi nuk ngurrojnë të mendojnë për këtë gjë. “Titulli është pjesë e synimeve tona këtë sezon”, – thotë Laporta. “Reali është i shkëputur, por ne nuk përjashtojmë asgjë, – thotë tekniku, – në futboll nuk mund të bësh parashikime, por duhet që të fitojmë ndeshjet tona. Jam i lumtur për fitoren, për lojën dhe rezultatin. Jam i lumtur për Pedrin, një talent i madh që më kujton Iniestën. Për Dembelenë nuk kam pasur dyshime, shpresojmë të rinovojë kontratën, por nuk jam unë që vendos”. Ndërkaq, gazetat e lavdërojnë shumë ekipin e tyre pas fitores 4-0 ndaj Bilbaos. “El Mundo Deportivo”: Me gjithë fuqinë përpara! Barça arrin fitoren e tretë radhazi me goleadë. Një Pedri i mrekullueshëm është dirigjenti! “Të lëshuar drejt sukseseve, – shkruan e përditshmja “Sport”, – Barça e Ksavit tregon veten me një fitore të madhe ndaj Bilbaos!”

Sfidanti.al