Mbapeja vendos një rekord të ri francez, kalon legjendën Fonten!

Sulmuesi i viteve 50-të ka qenë gjithmonë një “hajmali” për futbollin e vendit të madh europian. Zhyst Fonteni jo më kot fitoi Këpucën e Artë në Kupën e Botës 1958 ku shënoi numrin rekord të 13 golave, por edhe kishte rekordin tjetër, atë të 53 golave në një sezon për kombëtaren dhe ekipin e klubit, vendosur pikërisht në 1957-1958. Tashmë, rekordin e ka Kilian Mbape që arriti në 53 gola për PSG-në dhe Francën në 2022-2023, pas rrjetës së shënuar ndaj Greqisë në “Stad dë Frans”. Ylli 24-vjeçar realizoi me penallti në nisje të pjesës së dytë.

Sfidanti.al