Kampionia e Anglisë dhe ajo e Europës e ka bërë ngjitjen e madhe. Pas fitores së trofeut, Mançester Siti është edhe në krye të renditjes së skuadrave nga ana e UEFA-s në Champions. Ekipi i Pep Guardiolës ka 145 pikë, ndërsa ka qenë dy herë në finale në tre sezonet e fundit. Në vend të dytë, Bajerni i Mynihut, edhe pse është eliminuar relativisht shpejt këta dy vjet nga Vijarreali dhe Siti. Bavarezët kanë 136 pikë, të ndjekur nga Çelsi me 126. Liverpuli është në vendin e katërt me 123 pikë, pra ka 3 ekipe angleze në 4 të parët. Reali është i pesti me 121 pikë, Paris SG ka 112, Man. Junajtidi 104 dhe Juventusi (që nuk është fare në Champions) ka 101.
Sfidanti.al