Kjo do të thotë se Reali i Madridit mbetet favoriti i qartë. Kampioni francez i botës pritet të vendosë këtë javë se cila do të jetë e ardhmja e tij, ose të paktën ta bëjë të ditur publikisht, nëse e ka vendosur që më parë (gjë që besohet se ka ndodhur). Në Madrid janë të sigurt se Reali do të jetë zgjedhja e Kilian Mbapesë, dhe kjo jo vetëm për 100 milionë eurot që do t’i jepen në momentin e firmës si shpërblim për pranimin e kontratës. Kur vjen puna tek paratë, vështirë që ndokush të matet me Paris SG dhe sheikët nga Lindja e Mesme. PSG ia ka ofruar kushtet më të mira të mundshme financiare Mbapesë, por 23-vjeçari nuk ka shumë besim (siç thuhet) se në Francë mund të fitojë Championsin. Më shumë mundësi për këtë ka në “Santiago Bernabeu” dhe nëse fitohet Liga e Kampionëve, është më e sigurt që të fitohet Topi i Artë.
Sfidanti.al