Ky lojtar me numrin 16 luajti këtë të diel ndeshjen e fundit në fushën e tij si lojtar i “çekiçëve”. Mark Nobël është 35 vjeç dhe ka vendosur që këtë sezon të mbyllë karrierën në futbollin profesionist, ndërsa konkurrenca ka bërë që të ulet shpesh në stol për Uest Hemin. Trajneri i tij, Dejvid Mojes, e hodhi në fushë në minutën e 77-të të ndeshjes ndaj Mançester Sitit, në mënryë që ai të merrte duartrokitjet e fundit në një epokë të gjatë me skuadrën e zemrës. Në minutën e 16-të, 60 000 tifozët në stadium brohoritën duke iu referuar numrit të tij në fanelë. Futbollisti veteran ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij me londinezët, për plot 22 vjet dhe duke veshur fanelën për 548 ndeshje gjithsej.
Sfidanti.al