Nuk e ka thënë me gojën plot si diçka të përfunduar, por gjithsesi e ka thënë me një shpresë që duket se buron nga realiteti. Paris SG është duke u përpjekur për ta bindur Kilian Mbapenë që të vazhdojë karrierën aty ku ndodhet tani, dhe trajneri Maurisio Poçetino thekson se ka shumë gjasa që kjo të ndodhë. “Bisedimet janë duke ndodhur, – tha trajneri argjentinas, – klubi po bën gjithçka që Mbape të vazhdojë për shumë vjet tek ne. Ne jemi mësuar me këto spekullime. Gjithmonë do të ketë zhurma, por kryesorja është që Kiliani është i qetë”.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, theksoi më herët se Mbape dhe Nejmar po i afrohen vendimit për rinovimin e kontratave që përfundojnë në 2022, ndonëse mediat spanjolle theksojnë se sulmuesi francez ka refuzuar tri herë ofertën e parizienëve sepse dëshiron të luajë vitin tjetër tek Reali i Madridit .
Sfidanti.al