Cështja Cadiz-Valencia, Cala nuk tha frazë raciste ndaj Diakhaby

Dukej si një episod i radhës i shëmtuar i racizmit në një fushë futbolli, por  në të vërtetë ajo që ndodhi gjatë ndeshjes Cadiz-Valencia mes mbrojtësit Cala dhe Diakhaby u arkivua nga Liga Spanjolle si një fakt që nuk vlen. Akuzat e bëra nga Diakhaby që la fushën e lojës i ndjekur edhe nga shokët e tij të skuadrës se Cala e cilësoi si ‘zezak m….’, nuk gjetën konfirmim në filmimet dhe audiot e ekzaminuara nga teknikët e specializuar dhe që ishin ngarkuar nga Liga për të bërë këtë hetim.

Ndërkaq, vetë Cala ishte i sigurt pas ndeshjes kur e deklaroi veten të pafajshëm dhe u mbrojt në mënyrë të tillë sa deklaroi se do të lërë futbollin nëse do të dalë qoftë edhe një provë e vetme që të vërtetonte atrë për të cilën ai akuzohej. Kjo nuk ndodhi dhe ky episode do të mbetet vetëm si një kujtim shumë i trishtuar, por që këtë radhë nuk ka të bëjë me racizmin

Sfidanti.al