Mbape kërkon 240 milionë euro nga skuadra e tij e re!

Këto para mund t’ia japin vetëm në Arabinë Saudite, por duket se superylli francez nuk ka si objektiv të shkojë në Lindjen e Mesme. Kilian Mbape kërkon që të luajë edhe më tej në Europë, ndërsa pritet që të largohet nga Paris SG. Sipas mediave kontinentale, Mbape ka kërkuar një pagesë prej 240 milionë eurosh që të pranojë ofertën e cilido klub të Europës. Emri i 24-vjeçarit është i lidhur më shumë me Realin e Madridit, por nuk besohet se spanjollët do të bëjnë lëvizje këtë verë. Sipas mediave, në Madrid e quajnë Mbapenë si “të burgosurin e parave”.

Sfidanti.al