Al Nasri kërkon edhe David De Gean!

Portierit spanjoll i është kërkuar nga Mançester Junajtidi që të mos firmosë asnjë kontratë me klube të tjera, pasi do të ketë bisedime në “Old Traford”, megjithatë ndryshimi mund të ndodhë. David De Gea ka marrë një ofertë të madhe nga Arabia Saudite, pikërisht nga Al Nasri, ku luan Kristiano Ronaldo. CR7 dëshiron të dalë kampion dhe të fitojë Championsin e Azisë, ndërsa në ekip ka ardhur Marcelo Brozoviç. Me gjasë, mund të vijë edhe De Gea, për të cilin thuhet se jepet e njëjta rrogë që ka pasur tek Junajtditi, 375 000 paundë stërlina në javë.

Sfidanti.al