E përditshmja madrilene ishte shumë e qartë dhe lakonike në titullin me pak fjalë (sin gol no hay liga). Përshkrimi ishte shumë i qartë për atë që bëri Reali në fushën e Betisit, duke barazuar 0-0 dhe duke mbetur 9 pikë prapa Barcelonës që kryeson kampionatin. Kur mbeten edhe 14 javë, ndonëse janë në lojë 42 pikë, sërish duket tepër e vështirë që Madridi i Karlo Ançelotit të mundë të zhbëjë një epërsi të një ekip specialist për fitoren e titullit në Spanjë. Për më tepër, Betisi bëri diçka më shumë në gjuajtje dhe në goditjet nga këndi, pra madrilenëve nuk është se i mungoi vetëm goli, por edhe vendosmëria dhe energjia. Që nga fitorja magjike 5-2 në “Anfild” ndaj Liverpulit, duket sikur në fushë është një ekip tjetër. Barcelona kryeson me 62 pikë, Reali ka 53.
Sfidanti.al