Ançeloti i shqetësuar nga Reali: Na mungon efikasiteti!

Nuk është se kjo skuadër nuk prodhon lojë, përkundrazi. Shpesh, kampionët e Europës dhe të Spanjës janë të tillë që luftojnë, ndërtojnë aksione, zotërojnë topin dhe bëjnë gjuajtje, por qartësia në 15-20 metrat e fundit duket se i përket së kaluarës. Kështu ndodhi edhe me barazimin 0-0 ndaj Betisit në La Ligë, dhe trajneri Karlo Ançeloti u shpreh i shqetësuar. “Na mungon efikasiteti, – thotë italiani, – nuk gjejmë zgjidhjen më të mirë për të shënuar. Kjo na kushtoi shumë në 3 ndeshjet e fundit, kur nuk kemi realizuar dot gol”. Duket se mesfusha është e lodhur me Modriçin dhe Krosin, që janë më të vjetër tashmë, ndërsa Kamavinga apo Çuameni duan pak kohë që të përshtaten. Të mos harrojmë se është larguar edhe Kasemiro.

Sfidanti.al