“Margaritarët” e Barcelonës, Gavi ka firmosur, priten Pedri e Ansu!

Me lojtarë të tillë, nëse nuk do të ketë ndonjë të papritur, katalanasit mund të “pushtojnë botën”. Edhe pse duket paradoksale sepse Barcelona është në krizën më të thellë në histori dhe cilësohet “i sëmuri i Europës”, sërish Akademia La Masia ka punuar sërish shumë mirë dhe prej saj mund të vijë shpëtimi. Në skuadrën e trajnerit Ronald Kuman janë 3 të rinj “jashtë serie” si Ansu Fati, Pedri dhe Gavi. i pari është 17 vjeç me kartonin që i vlen 60 milionë euro të paktën, ndonëse në Spanjë vendosen klauzola nga 400 milionë euro. i dyti është 18 vjeç (Pedri) dhe ka vlerë kartoni 80 milionë euro për momentin. Gavi ka firmosur kontratë dy vjeçare këtë verë, me vlerë deri në 2023, ndërsa për 17-vjeçarin nuk kanë dhënë vlerë kartoni, por shpejt do të arrijë në 50 milionë padyshim. Mediat katalanase shkruajnë se klubi po bisedon për rinovimin me Ansu Fatiun dhe Pedrin, e se gjithçka po ecën mirë.

Sfidanti.al