Kristiano Ronaldo i jep 20 milionë USD fitime familjes Glejzër!

Që kur ai mbërriti në “Old Traford” aksionet e Mançester Junajtidit kanë njohur rritje madhe të rëndësishme. Çdo aksion në bursë është rritur pas ardhjes së Kristiano Ronaldos me 1.65 paundë stërlina, dhe kjo do të thotë se familja Glejzër, pronare e klubit, fitoi më shumë kur shiti një pjesë të tyre. Miliarderët amerikanë nxorrën në shitje një sasi aksionesh dhe fitoi 137 milionë paundë stërlina, ose 15.7 milionë më shumë sesa do të kishte fituar para mbërritjes së Ronaldos. Kjo do të thotë një fitim prej rreth 20 milionë USD.

Sfidanti.al