Në një krizë të tmerrshme rezultatesh në javët e fundit, Manchester City mund të mbështetet në afatin kalimtar të janarit që të fillojë t’i japë siguri të reja trajnerit Guardiola. Dhe ideja e fundit për klubin e madh të Premier çon te një lojtar i Serisë A. Siç raporton Daily Star, Manchester City është gati të vendosë në tavolinë 50 milionë euro për të siguruar Tijjani Reijnders, mesfushorin holandez të Milanit. Lojtari, protagonist i një sezoni të shkëlqyer në Serinë A, tërhoqi vëmendjen e Pep Guardiolës, i cili e sheh atë si profilin ideal për të forcuar mesfushën e Qytetarëve.
sfidanti.al