Historia në Premier Ligë përfundoi dhe pikërisht ashtu siç mendohej. Edhe pse ishte Arsenali që kryesoi për pjesën më të madhe të kohës (93 për qind), kampion doli Mançester Siti madje pa zbritur fare në fushë. “Topçinjtë” u mundën në fushën e Notingem Forestit me shifrat 1-0, dhe ky rezultat në “Siti Graund” bëri që ekipi i Pep Guardiolës të kalonte “finishin” dhe që vendasit të mbijetonin. Përfundim i bukur për Notingemin, skuadra e vetme në kontinent që ka dalë një herë kampione e Anglisë dhe dy herë kampione e Europës. Siti ka 85 pikë në 35 ndeshje, ndërsa londinezët kanë 81 në 37! Një sukses i merituar, por në një garë të pabarabartë sepse Guardiola ka një superskuadër në dispozicion, e cila do të synojë të fitojë Kupën e Anglisë në finalen ndaj Man. Junajtidit dhe Championsin në finalen ndaj Interit.
Sfidanti.al