Historia e tij në këtë klub ishte e gjatë. Po ashtu ishte i suksesshëm Igli Tare në pozicionin e drejtorit sportiv të Lacios, por kësaj historie po i vjen fundi. Pas një periudhe të vështirëe 2-vjeçare “bashkëjetese” me trajnerin Mauricio Sarri, shqiptari 49-vjeçar ka vendosur të largohet dhe të kërkojë një punë të re. Mesa duket presidenti Klaudio Lotito ka zgjedhur Sarrin si më të domosdoshëm për projektin sportiv afatgjatë në kryeqytetin italian. Tare nuk është se do ta ketë shumë të vështirë për të gjetur një klub të ri. Gjithë këta vjet, në Itali është shkruajtur se ai ka qenë një nga më të mirët në këtë rol, dhe ka pasur të tillë si Milani, Juventusi, Roma apo Napoli që e kanë konsideruar. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë këtë verë kur kontrata e Tares përfundon, dhe nuk do të rinovohet. Vetë Lacio po kërkon drejtorin sportiv të Napolit, Kristiano Xhuntoli, ndonëse për të do të ketë një rivalitet të fortë me Juventusin.
Sfidanti.al