Mançester Junajtidi shpreson që Ten Hagu të jetë një Ferguson i ri

Në moshën 52-vjeçare nuk mund të cilësohet një trajner tepër i ri në moshë, përkundraz, të tillë si Guardiola apo Murinjo e kanë nisur punën shumë më shpejt. Gjithsesi, kjo nuk e pengon Mançester Junajtidin që të besojë se Erik Ten Hagu mund të jetë një Sër Aleks Ferguson i ri. Tekniku holandez u konfirmua në stolin e “djajve të kuq” me një kontratë 3-vjeçare dhe në “Old Traford” janë të impresionuar pas bisedimeve të zhvilluara me të. Burime në klub pohojnë për mediat britanike se drejtuesve u ka bërë përshtypje vizioni i Ten Hagut për një plan afatgjatë tek Junajtidi. Një plan të tillë pati edhe Fergusoni, të cilit iu deshën 7 vjet për ta bërë ekipin kampion në Angli, por pastaj fitoi 13 tituj radhazi. Që nga viti 2013, Man. Junajtidi nuk del kampion, ndërsa nuk ka fituar trofe për 5 vjet me radhë.

Sfidanti.al