A do ta fitojë tani UEFA luftën me “rebelët” e Superligës Europiane?!

Për momentin është një fitore e presidentit Aleksander Çeferin. Drejtuesi nga Sllovenia mori një lajm të mirë nga Spanja, pasi gjykata e pranoi ankimimin e UEFA-s ndaj vendimit të mëparshëm për të mos lejuar ndëshkim të klubeve “rebele” të Superligës Europiane, sidomos të Realit, Barcelonës e Juventusit. Gjykatësja Sofia Hil (Gil) vendosi që dy palët duhet të takohen në 14 qershor, në një seancë që mund të quhet “pajtimi”. Po nëse nuk pajtohen? Atëherë, ndoshta mundet që UEFA të ndërmarrë disa masa ndëshkuese për 3 klubet e mëdhenj. Gjithsesi, mund të ketë ndonjë marrëveshje sepse edhe Championsi po përshtatet për t’i kënaqur klube të tillë si Reali, Juvja, Barcelona apo të tjerë.

Sfidanti.al