Janë duke e thënë analistët në Angli, dhe po e vërteton skuadra në fushë. Mançester Junajtidi ka bërë një vrapim të fuqishëm këto janë në Premier Ligë, dhe suksesi i fundit 3-0 ndaj Leisterit e ngjiti në 49 pikë, vetëm tri pikë më pak sesa Mançester Siti. Pak javë më parë fitoi derbin, ndërsa javën që vjen do të luajë finalen e Kupës së Ligës (Karabao) ndaj Njukasëllit. Gjithçka po shkon mbarë për ekipin e trajnerit Erik Ten Hag, ku spikat në mënyrë të veçantë Markus Rashford. Sulmuesi ka 20 gola këtë sezon, një rekord personal, dhe 16 gola në 17 ndeshjet pas Botërorit. Që nga 2010 këtë e kishte bërë vetëm Uejn Runi. Rashford shënoi në 26’ e 56’ dhe një gol e shënoi Sanço. Junajtidi është 5 pikë prapa Arsenalit, që ka luajtur një ndeshje më pak.
Sfidanti.al