Imobile arrin 191 gola në Serinë A, ndihmon Lacion për Championsin

Sulmuesi kryesor i ekipit është kthyer shpejt nga dëmtimi dhe po bën diferencën, ndonëse sukseset arrihen bashkë. Lacio ia doli me shifrat 2-0 në fushën e Salernitanët për Serinë A, me dy gola të kapitenit që realizoi në pjesën e dytë, në 60’ dhe 69’, ky i fundit me penallti. Tashmë, Imobile ka 191 gola në Serinë A në karrierë, duke qenë në vendin e 8-të në renditjen e të gjitha kohëve, e duke lënë pas legjendën suedeze të Milanit, Hamrin. Lacio ndërkaq ka 42 pikë, duke qenë në pozita të mira për Championsin, edhe pse në tre ndeshjet pëpërpara kësaj në kampionat kishte marrë vetëm 2 pikë.

Sfidanti.al