Azpilikueta duhet ta konsiderojë veten me shumë fat!

Pas dëmtimit horror, që solli frikë dhe ankth me frikë ndeshjen mes Sauthempton dhe Çelsit në Premier Ligë, Cesar Azpilikueta mund ta quajë veten gjithsesi një njeri me fat. Ai i është nënshtruar testeve mjekësore dhe për fat të mirë nuk ka asgjë serioze dhe është lejuar të shkojë pranë familjes. Një lajm i mirë, pasi kapiteni i Bluve të Londrës pësoi një dëmtim të rëndë dhe për disa momente humbi ndjenjat në fushën e lojës. Gjatë një dyluftimi për topin në zonë, mbrojësi u godit në fytyrë nga rnjë prej lojtarëvbe kundërshtarë. Që në fillim u pa që dëmtimi ishte i rëndë, pasi lojtari ra pa ndjenja në fushë.  Si fillim në ndihmë i erdhën futbollistët e tjerë, ndërsa më pas edhe stafi mjekësor i të dyja skuadrave dhe ato të stadiumit.  Ndeshja u ndërpre për rreth 15 minuta, ndërsa Azpilikueta u largua nga fusha me barrelë dhe me maskë oksigjeni, por gjithsesi i vetëdijshëm, duke përshëndetur tifozët që duartrokitën daljen e tij nga fusha. Më pas ai u dërgua në spital për kontrolle të imtësishme, që nuk gjetën asnjë shqetësim të rëndë për shëndetin e lojtarit.

Sfidanti.al