Man. Junajtid, Shalke e Krasnodar kualifikohen në Europa League!

Njëra është skuadra e madhe angleze, tjetra është gjermane dhe mbiquhet “Blutë Mbretërorë”, ndërsa e treta vjen nga Rusia dhe mbahet mend nga tifozët shqiptarë sepse eleminoi Partizanin në plej of. Mançester Junajtid, Shalke dhe Krasnodari ishin fituesit e tri sfidave të luajtura sot në Ligën e Europës, duke u kualifikuar për në të tetat e finaleve.

Zhoze Murinjo nuk bëri shumë ndryshime në skuadër duke hedhur në fushë Zllatan Ibrahimoviçin, Pol Pogbanë, Majkëll Karrikun, Smollingun, Bejlin apo Blindin, ndonëse Uejn Runi nuk udhëtoi fare, ndërsa De Gea dhe Valensia u lanë në stol. Pati minuta edhe për Bastian Shvajnshtajgerin në Francë, ndaj Sent Etienit. Pasi fitoi 3-0 sfidën e parë, Junajtid ia doli edhe në të dytën 1-0, me golin e Henrik Mkitarianit, i cili për fat të keq u dëmtua, ndërsa Bejli doli me karton të kuq.

Shalke vetëm barazoi 1-1 në fushën e vet me grekët e PAOK-ut të Selanikut, por kjo mjaftoi. Alesandro Shop kaloi gjermanët në epërsi në prani të 61 000 spektatorëve në “Arena Auf Shalke”, por Matija Nastasiç shkaktoi autogol në 25’. Krasnodari barazoi në fushën e vështirë të Fenerbahçes, po me shifrat 1-1. Fjodor Smolov, sulmuesi më i mirë, kaloi skuadrën ruse në epërsi në Stamboll në 7’, veçse Souza barazoi në pjesën e parë. Krasnodari u mbajt dhe i bëri punë fitorja 1-0 në fushën e vet.

Sfidanti.al