Bashkë me Izmir Smajlajn janë dy atletët më të mirë të shqiptarë të epokës së fundit, dhe dy nga më të mirët e të gjitha kohëve. Luiza Gega e tregoi edhe një herë veten duke thyer një rekord kombëtar, këtë herë në 10 000 metra. Atletja shqiptare mori pjesë në këtë garë në Kampionatin Europian që u zhvillua në Birmingam të Britanisë së Madhe dhe dha kohën 32’16”08, duke dalë në vendin e 6-të në Europë nga 55 atlete pjesëmarrëse. Gega e përmirësoi rekordin e mëparshëm me më shumë se 15 sekonda, sepse ai ishte 32’31”67. Gjithsesi, vetë kampionia shqiptare njofton se vëmendja e saj kryesore është në garën e 3 000 metrave me pengesa, distancë në të cilën do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike në Tokio këtë verë.
Sfidanti.al