“Lufta civile” tek Bajerni, 93% e tifozëve janë me Hansi Flikun!

Nuk mund të kishte përfundim tjetër, edhe pse është tepër i thellë. Trajneri i Bajernit të Mynihut, Hansi Flik, është kthyer në një idhull të tifozëve dhe, ndërsa vazhdon konflikti i brendshëm në klub me drejtorin sportiv, Hasan Salihamixhiç, është shumë e qartë se për kë rreh zemra e publikut. Në një sondazh të revistës “Kiker”, me pyetjen “Kush është më i vlefshëm tek Bajerni, Fliku apo Salihamixhiçi?”, plot 92.87 për qind e atyre që votuan ishin në favor të trajnerit dhe vetëm 7.13 për qind në favor të Salihamixhiçit.

Presidenti Hainer u përpoq gjatë ditës së djeshme të bënte një paqësim të ri, por edhe ai e kupton se që të dy ata nuk mund të rrinë në klub. Konfliktet nisën herët, që në janar 2020, vazhduan në verë e në vjeshtë dhe thuhet se arritën kulmin në javën e 22-të, kur u përplasën në autobusin e ekipit. Flik deshi lojtarë të tjerë, dhe nuk ishte dakord që Tiago të largohej, po ashtu David Alaba apo Boatengu, ndërsa Lykas Hernandez nuk po aktivizohet ndonëse u mor për 80 milionë euro, gjë që e la të pakënaqur drejtorin sportiv.

Sfidanti.al