Lotar Mateus mbron Bajernin, edhe pse thotë se “s’ka të dytë si Levandovski”!

Futbollin padyshim që e njeh shumë mirë, dhe mund të flasë edhe për lojën ofensive, ndonëse në rol nuk ka qenë sulmues. Lotar Mateus ka qenë një numër 10 i vërtetë i këtij sporti, dhe legjenda e Gjermanisë dhe e Bajernit i lejon vetes (në fakt e ka për detyrë si analist) që të komentojë debatin nëse bavarezët bënë mirë që lejuan që Robert Levandovski të largohej. Në dy ndeshjet e fundit në Bundesligë, ekipi i trajnerit Nagelsman nuk ka mundur të shënojë shumë gola dhe mjaft kritikë janë shprehur se Levandovski ishte tepër i rëndësishëm. “Nuk ka sulmues më të mirë sesa Levandovski, – thotë Mateusi, – gjithsesi, tani Bajerni luan një stil tjetër futbolli, pa një lojtar vazhdimisht në zonën e rreptësisë, por me disa që vrapojnë për të qenë aty. Nëse portieri i Gladbahut, Zomer, nuk do të bënte 19 pritje, ne nuk do të ishim duke folur për “thatësirë” të golave, sepse ndeshja mund të kishte përfunduar 8-1”.

Sfidanti.al