Ksavi, i lumtur për Barcelonën, Levandovskin dhe … Dembelenë!

Trajneri që po fiton gjithnjë e më shumë autoritet është njeriu që e ka krijuar këtë skuadër. E vërtetë që meritë të madhe ka presidenti Laporta me drejtuesit dhe këshilltarët, që arritën të kishin ide krijuese për të siguruar fondet e duhura për kampionët, veçse yjet erdhën tek Barcelona falë Ksavi Hernandezit. Tekniku “blaugrana” bindi legjendën Robert Levandovski të braktiste Bajernin, u dha besim dhe siguri Pedrit, Gavit, Arauhos, mori Ferran Torresin, Rafinjën, Kundenë, Kesien dhe riktheu në “jetë” Usman Dembelenë. Sulmuesi francez po tregohet po aq i talentuar sa Kilian Mbape, në mos edhe më shumë, ndonëse nuk i ka golat e tij. “Jam i lumtur për fitoren ndaj Viktorias së Plzenit, – tha Ksavi, – dominuam ndeshjen, ndonëse nuk duhej ta pësonim golin. Levandovski është i tillë, i pangopur. Jam i lumtur për Dembelenë”.

Sfidanti.al